Ish-lojtari i Chelsea: Turp që nuk i eci Lukakut, të ikë nëse kthehet Broja

by admin
Spread the love

Paul Canoville, futbollisti i parë me ngjyrë te Chelsea, është i habitur se si gjërat nuk ecën mirë për Romelu Lukaku pas rikthimit te londinezët.

60-vjeçari fajëson edhe sistemin për këtë, ndërkohë që mes të tjerash në një postim në Twitter thekson se është më mirë që belgu të largohet, sidomos nëse kthehet Armando Broja nga Southampton.

“Është turp që gjërat nuk funksionuan për Romelu Lukakun dhe është e çuditshme sepse ai e nisi ‘zjarr’. Sigurisht ai nuk i përshtatet edhe sistemit të lojës dhe nuk bën ndryshimin që bën Kai.

Ndoshta më e mira është që të largohet në verë, veçanërisht me rikthimin e Brojës”, shkruan Canoville. Sa i takon Brojës, ai është i huazuar te Southampton dhe ka shënuar 9 gola këtë sezon, duke bërë që për të të interesohen disa klube në Premier League. / oversport.tv

You may also like