Ish-konkurrenti i Për’puthen: E pres Rrushen jashtë

by admin
Spread the love

Ish-konkurenti i Për’puthen, Kristo Sinani para pak ditësh u largua nga programi, pasi Rrushja zgjodhi të ndërpresë takimet me të.

Pëlqimi më i madh i tij në program ka qenë Rrushja, për këtë arsye pas vendimit të saj ai u largua.

Pas daljes nga Për’puthen ai tregoi për “Shqipëria Live” disa detaje rreth marrëdhënies me konkurenten, ndërsa theksoi se e pret jashtë nëse del vetëm nga programi. Kjo gjë tregon se pëlqimi i tij ndaj Rrushes vazhdon akoma.

Erjona Rusi: Do e shohësh më programin?

Kristo Sinani: Po normalisht, jam kurioz si do vazhdojë rrugëtimi i saj

Erjona Rusi: Mbase pret të dali single

Kristo Sinani: Se di ndoshta, do ta shohim

Flori Gjini: Nëse del single, do përpiqesh pasi të dali nga programi

Kristo Sinani: Patjetër që po

Erjona Rusi: Do të thotë që po e pret jashtë programit

Kristo Sinani: Po


You may also like