Ish-deputeti i PD-së nxjerr prapaskenat nga selia blu dhe i dërgon mesazhin e koduar ambasadores Yuri Kim

by admin
Spread the love

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Klevis Balliu shprehet se problemet e hasura me listat në degë kanë ardhur pasi ato janë vjetra, dhe janë shtuar edhe demokratë që morën pjesë në referendum.

Balliu tha për MCN se nuk ka përçarje në bazë, duke theksuar se në degë të caktuara kanë fituar mbështetës të Bashës.

“Në çdo zgjedhje ka problematika. Por sipas shifrave të referendumit ka një rritje substanciale në të gjitha degët. Ata që s’kanë ardhur në referendum kanë ardhur në zgjedhjet e degëve. Nuk ka përçarje në bazë. Në degën 16 ka fituar i njëjti kandidat që ka qenë mbështetës i Bashës, edhe në Përrenjas. Problemet kanë qenë lista. Janë listat e 2019-ës, nuk i kemi bërë ne. Janë shtuar edhe demokratët e referendumit. Ka shumë demokratë që s’e gjejnë emrin në listë, prandaj nxorëm një udhëzim, që nëse ke kartë anëtarësie voton, e ke apo s’e ke emrin në listë. Nuk ka ndodhur në asnjë degë t’i pengojmë të drejtën e kandidimit dikujt që ka menduar ndryshe. Pjesëmarrja për çdo votim është bërë proces-verbali, ku shkruhet edhe pjesëmarrja edhe numri i votave.

Që nga 2013-ta deri më sot, pjesëmarrja ka qenë më e madhe sot. Të vetmit që s’kanë ardhur të votojnë janë Enkelejdi dhe Gazi. Ata e kanë zgjedhjen e tyre. Nuk mund të mbajmë PD-në për interesa të ngushta personale, monetare, të një X deputeti, apo tjetri. Ndërkohë që burri i ministres na kthehet në investitor strategjik ne merremi se çfarë tha Gazi dhe Alibeajt. Në Lushnjë kishte disa kërkesa të vërteta e atyre që mendojnë ndryshe nga ne dhe e shtymë procesin. Politikisht njoh vetëm një gjuhë, nuk njoh pazarin, por votën. Mos ma kërko në tavolinë”, u shpreh Balliu.

The post Ish-deputeti i PD-së nxjerr prapaskenat nga selia blu dhe i dërgon mesazhin e koduar ambasadores Yuri Kim appeared first on Lajme.al.

You may also like