Ish-deputeti Berisha tregon si ia liroi vendin Ukshin Hotit për kryetar të LDK-së në Rahovec (VIDEO)

by admin
Spread the love

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës i zgjedhur gjatë vitit 2004, Fetah Berisha i ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Shqip, ka rrëfyer detaje për degën e parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Rahovec.

Ai tha se Kuvendi i parë historik-demokratik i Kosovës erdhi pas përgatitjes së Konferencës Themelore të  LDK-së, Kuvend ky i cili kishte 113 delegatë.

“Konferenca Themelore e LDK-së e përgatiti Kuvendin e rregullt, Kuvendin e parë historik-demokratik të LDK-së. Kuvendi kishte 113 delegatë prej të gjitha nëndegëve në terren që ishin zgjedhur me votën e lirë të popullit. Kuvendi vazhdoi punën sipas rregullave”, tregoi ai.

Në këtë Kuvend, Berisha doli si më i votuari nga kandidatët për kryetar të degës së LDK-së në komunën e Rahovecit, por i njëjti vendosi që vendin e tij t’ia lirojë Ukshin Hotit.

“Kur Komisioni Zgjedhor në fund e dha rezultatin unë dola në Kuvend më i votuari. Ishim ulur afër me Ukshin Hotin. Ukshin Hoti ma zgjati dorën, sepse ishte parim kush fiton vota më shumë mund të jetë kryetar dege, ma shtriu dorën dhe më tha ‘urime Fetah’, unë nuk ia mora dorën, ia largova dhe u çova në këmbë pa më thirr askush, shkova në tribunë. U bë një heshtje, njerëzit janë frikësuar se mos po ndodh ndonjë përqarje apo diçka”, u shpreh ndër tjera Berisha.

Por, në të vërtetë qëllimi i tij ishte tjetër. Ai i bëri thirrje Kuvendit që në vendin e tij të zgjidhej për kryetar, Ukshin Hoti.

Se çfarë saktësisht tha në foltoren e Kuvendit e çfarë ndodhi pas këtij propozimi, mund ta dëgjoni rrëfimin e tij në videon në vijim: /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

Emisioni i plotë:

/Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like