IRAN – Presidenti Raisi paralajmëron për përgjigje të ashpër nëse Izraeli nis “pushtimin më të vogël”

by admin
Spread the love

TIRANË, 17 prill /ATSH/- Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi ka paralajmëruar se “pushtimi më i vogël” nga Izraeli do të sillte një përgjigje “masive dhe të ashpër”, ndërsa rajoni përgatitet për një hakmarrje të mundshme izraelite pas sulmit të Iranit në fundjavë, sipas AP.

Deklarata e tij erdhi gjatë pjesëmarrjes së tij ne një paradë vjetore të ushtrisë që u zhvendos në një kazermë në veri të Teheranit, nga vendi i saj i zakonshëm në një autostradë në periferi jugore të qytetit.

Irani lëshoi qindra raketa dhe dronë në Izrael gjatë fundjavës në përgjigje të një sulmi të dukshëm izraelit në kompleksin e ambasadës së Iranit në Siri më 1 prill që vrau 12 persona, duke përfshirë dy gjeneralë iranianë.

Izraeli, me ndihmën e SHBA-së, Britanisë së Bashkuar, Jordanisë fqinje dhe vendeve të tjera interceptoi me sukses pothuajse të gjitha raketat dhe dronët.

Tensionet në rajon janë rritur që nga fillimi i luftës së fundit Izrael-Hamas më 7 tetor, kur Hamasi dhe Xhihadi Islamik, dy grupe militante të mbështetur nga Irani, kryen një sulm ndërkufitar që shkaktoi vdekjen e 1200 personave në Izrael dhe rrëmbyen 250 të tjerë.

“Izraeli u përgjigj me një ofensivë në Gaza që ka shkaktuar shkatërrim të gjerë dhe ka vrarë më shumë se 33 800 banorë”, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like