Iraku rivarros 78 viktima të varrit masiv të ISIS (fotot)

by admin
Spread the love

Irakenët mbajtën sot në Bagdad funeralet e 78 njerëzve të vrarë në vitin 2014, që u gjetën në një varr masiv, çka besohet se ka qenë një nga masakrat më të mëdha të grupit xhihadist ISIS.

Testimet e ADN-së janë përdorur për të identifikuar shumë viktima në varrin masiv të zbuluar në vitin 2017 në periferi të qyteti verior Mosul, shkruan rrjeti AFP.

Grupi ekstremist i muslimaneve sunni kishte marrë kontrollin e pjesëve të mëdha të territorit kur shpalli kalifatin e tij në 2014, mes konfliktit të rëndë në vend.

Në qershor të atij viti ata sulmuan burgun e Badush për të liruar simpatizantë të tyre të burgosur atje ndërsa raportohet se ekzekutuan disa qindra kundërshtarë.

78 prej këtyre të fundit u rivarrosën sot në Baghdad, në qytezën e shenjtë të Najaf, raportojnë gazetarët e AFP.

“Kemi dhimbje e trishtim, por të paktën kemi mbetjet e trupave të tyre,” tha Khaled Jabbar i cili kishte kushëririn e tij mes të vrarëve.

Para monumentit të martirëve në Baghdad, arkivolët e mbështjellë me flamurin iraken transportoheshin nga kamionë të ushtrisë dhe banda ushtarake.

OKB thotë se ISIS ka lënë rreth 200 varre masive në Irak me mijëra trupa, disa prej të cilave që prej kohës së Saddam Hussein, i përmbysur nga pushtimi i SHBA në vitin 2003.