Inzaghi: Koha do të tregojë nëse është Interi im më i mirë

by admin
Spread the love

Interi ka siguruar finalen e Suerkupës së Italisë me një paraqitje bindëse ndaj Lacios duke e mundur me shifrat 3-0 pas një dominimi absolut. Një dominim që i ka pëlqyer trajnerit Simone Inzagi, i cili pas sfidës, nuk ka fshehur entuziazmin e tij

Megjithatë, ai ka theksuar se kjo skuadër kishte bërë gjithmonë mirë, që kur kishte marrë drejtimin e saj dhe në fillim i kishin vënë si objektiv vendin e katërt.

“Ne gjithmonë duhet të përmirësohemi, por do të ishte një nënvlerësim të thuash se Interi luajti një ndeshje të madhe sot. Ne kemi luajtur ndeshje të shkëlqyera prej dy vitesh e gjysmë, mendoj se loja ka qenë gjithmonë e nivelit të lartë. Sonte luajtëm mirë kundër një skuadre shumë të organizuar, djemtë ishin shumë të aftë.

Secila ndeshje është një histori më vete, disa ndeshje nuk ishin në nivel teknik, nuk ishin si të tjerat, dy të fundit ishin të mira, Unë jam argëtuar duke parë të luajnë lojtarët e mi, por argëtohem prej dy vitesh e gjysmë në të njëjtën mënyrë me këtë skuadër. Nuk është kurrë e lehtë të luash kundër Lacios, ne kemi pasur gjithmonë vështirësi, por në dy ndeshjet e fundit kemi luajtur ndeshje shumë të mira.

Një avantazh në garën ndaj Juventusit? Unë shikoj skuadrën time, shikoj Interin dhe vitet e fundit kemi luajtur gjithmonë futboll të shkëlqyeshëm. Kemi arritur gjithashtu të fitojmë trofe të rëndësishëm, të arrijmë një finale të Ligës së Kampionëve.

Është e drejtë të mos shikojmë prapa, të shohim gjithmonë përpara, unë duhet të tregohem i aftë si trajner që të mos ndalem te ndeshja e sonte, por tashmë të fokusohem te ndeshja e së hënës. Duhet të vijojmë me një finale të madhe të hënën.

Lojë e bukur? Ka shumë skuadra që luajnë mirë, unë gjithmonë e kam parë Interin tim të luajë mirë. Këtë vit nuk duhet të bëj shënime: sapo të gjithë lojtarët u kthyen ishte shumë bukur të shihja Interin.

Dhe mendoj për të parin vit, kur objektivi ishte vendi i katërt: pas tre muajsh u tha se duhej të fitonte titullin, por nuk ishte problem dhe çdo gjë është në rregull.

Ky, Interi më i fortë i Inzagit? Nuk është një pyetje e thjeshtë, që më keni bërë edhe më parë. Koha do të tregojë. Unë nuk harroj të parin që fitoi dy trofe, të dytin që arriti në finalen e Ligës së Kampioneve. Koha do të tregojë”, tha Inzagi për mediat pas përfundimit të sfidës.

You may also like