Inzaghi: Bëmë një paraqitje shumë të mirë, duhet të jem i aftë të bëj zgjedhjet e duhura

by admin
Spread the love

Simone Inzaghi është shprehur i lumtur pas fitores që Interi i tij arriti përballë Spezias në “Giuseppe Meazza” me rezultatin 3-0. Tekniku zikaltër thurri elozhe për lojën e skuadrës, por në veçanti për sulmin dhe mesfushorin Nicolo Barella.

“Paraqitja ishte shumë e mirë, kemi bërë një ndeshje serioze. Djemtë u treguan të aftë, në 15-20 minutat e para ishim pak të ngurtë, por kur zhbllokuam ndeshjen mund të kishim realizuar edhe gola të tjera përpara pushimit të pjesës së parë. I kemi bërë mirë të dyja fazat.”

SULMI- “Vitin e kaluar ishim sulmi më i mirë. Këtë vit me Lukakun kemi më shumë zgjidhje. Kemi katër sulmues të mëdhenj, por duhet të jem unë i mirë për të zgjedhur si duhet. Këtë mbrëmje të gjithë kanë bërë mirë dhe për një trajner janë sinjale pozitive.”

BARELLA- “E dimë se çfarë përfaqëson për Interin dhe kombëtaren. Është një lojtar që ndryshon ndeshjen dhe është një lojtar i madh njësoj si gjithë të tjerët që kemi. Në raport me ndeshjen ndaj Leçes kam ndryshuar dy lojtarë, kam fatin që të zgjedh dhe duhet të jem unë i aftë që të bëjë zgjedhjet e duhura në raport me ndeshjet që do të luajmë.” /oversport.tv

You may also like