Investimet në arsim sepse ai është e ardhmja e sigurt – Shqip

by admin
Spread the love

SHAQIRI: INVESTIME NË ARSIM EDHE NË KOHË KRIZE

Kryeministri Talat Xhaferi ka marrë pjesë në hedhjen e gur themelit të shkollës fillore “Rilindja” në fshatin Sellcë të Tetovës. Xhaferi potencoi se ky objekt i ri shkollor do të plotësoj nevojat e gjithë mësimdhënësve dhe kushte të denja për nxënësve. Projekti i ndërtimit do të kushtojnë mbi 100 milionë denarë. Ai ka theksuar se në dy vitet e fundit janë rinovuar e rikonstruuar 120 objekte shkollore dhe janë ndërtuar 43 salla sportive në shkolla fillore dhe të mesme.

“Fillojmë me ndërtimin e një objekti krejtësisht të ri për shkollën fillore komunale që do të mundësoj kushte të denja për nxënësit e këtij vendbanimi. Fëmijët nuk do të mësojnë më nëpër klasa të vjetra që janë ndërtuara në vite të largëta 1954 dhe në kushte të këqija por do e vijojnë mësimin në një shkollë bashkëkohore” – tha Talat Xhaferi, kryeministër.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri tha që ky projekt është jetik për nxënësit dhe mësimdhënësit e Sellcës. Sipas Shaqirit objekti i shkollës së re parashikon edhe hapësira për mësim parashkollor.

“Ky projekt do të jetë i përafrimit të standarteve tona në arsim me standardet europiane për kushte më të mira sepse përveç që është projekt për arsimin fillore do të ketë mundësi edhe për arsimin parashkollor” – tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

Ministri Shaqiri tha se, projekti i shkollës së fshatit Sellcë i bvashkohet projekteve shkollore në Vizbeg, Jabollpçishtë, Llazhan, Bllacë e shumë projekteve të tjera. Godina e re e kësaj shkolle siç informuan kompetentët do të jetë me sipërfaqe me 2400 metër katror në dy kate, me klasa dhe kabinetë moderne dhe pritet që objekti të përfundoj në vitin 2025. /tvklan.mk/

You may also like