Intervista speciale e Marçelo Lipit: Ançeloti është trajneri më i mirë, Zidan dhe Del Piero dy nga futbollistët më të mëdhenj…

by admin
Spread the love

Ish-trajneri Marçelo Lipi ka dhënë një intervistë të gjatë për “SportWeek” ku u ndal edhe tek kolegët e tij. Ai tha se Ançeloti është trajneri më i mirë për shkak të rezultateve. Gjithashtu foli për Spaletin dhe “EURO 2024”. 

A është e vërtetë që trajnerët italianë janë më të mirët?

Po, sepse kanë më shumë larmi dhe testohen nga turne të vështira dhe jo vetëm në Seria. A.

A është Ançeloti më i miri?

Absolutisht. Askush nuk i ka pasur rezultatet e tij në një nivel kaq të lartë askund. Por ka shumë të mirë, si Spaleti, Alegri dhe Konte.

Shumë nga lojtarët e tu janë bërë trajnerë…

Nëse thonë se më kanë marrë diçka, jam i lumtur. Por sukseset vijnë nga puna.

Më të mëdhenjtë që ke trajnuar?

Dhe si mund ta them?… Le të themi Zidan dhe Del Piero, dy të mëdhenj. Por ata janë shumë. Dhe marrëdhënia me të gjithë ata ishte e mirë, edhe pse herë pas here nxehesha shumë.

Italia është në duart e Spaletit…

E di që ai po bën një ekip të mirë dhe kam shumë besim tek ai për Europianin.

Trapatoni, Lipi, Konte, Alegri. A ka ndonjë fije që i lidh këto katër fitues të mëdhenj bardh e zi?

Shumë gjëra, duke filluar nga sukseset. Me Alegrin, ne kemi të përbashkët stolin e Juventusit dhe shpirtin toskan.

A keni pëlqyer gjithmonë Alegrin?

Po, për shkak të karakterit, elasticitetit dhe origjinës. Konte është gjithashtu i shkëlqyer, Trapatoni ishte një model.

PANORAMASPORT.AL

You may also like