Intervista e trajnerit të Çekisë pas barazimit me Shqipërinë, Silhavy: Turp! Pjesën e parë ishim shumë keq

by admin
Spread the love

Pasa barazimit 1-1 në shtëpi ndaj Shqipërisë, trajneri i Republikës Çeke, Jaroslav Silhavy është shprehur i zhgënjyer me ekipin e tij.

Duke folur për mediet vendase pas këtij takimi, ai shtoi se është turp që ekipi nuk ia doli të fitonte.

“Padyshim që humbëm dy pikë. Jemi të zhgënjyer, djemtë hynë kokë ulur në dhomat e zhveshjes. Shënuam dy gola, vetëm një ia vlente. Pas gabimit tonë, i ofruam kundërshtarit një gol barazimi, por më pas nuk mundëm ta kthenim ndeshjen në favorin tonë, është turp, duhet të kishim fituar”,-u shpreh me keqardhje Silhavy.

Si e shpjegoni paraqitjen e dobët në pjesën e parë?

Edhe ne u befasuam nga kjo. Ishim gati për ndeshjen, e dinim se sa e rëndësishme ishte. Por pastaj u dukëm të nervozuar, pati pak zënka. Fatkeqësisht, pjesa e parë nuk na funksionoi fare. Jam i lumtur që u përmirësuam dhe u paraqitëm më mirë në të dytën.

Megjithatë, Shqipëria është vetëm një pikë prapa jush, Polonia po ecën. Një komplikacion mjaft i madh për zhvillimin e mëtejshëm në grup.

Fatkeqësisht, kemi vetëm një pikë diferencë. Kualifikimi ka ende punë. Shqipëria luan me Poloninë, pastaj shkojmë në Shqipëri… Është turp që nuk fituam këtu.

Pse e zëvendësuat aq herët golashënuesin Cerny, i cili dukej më aktivi në fushë?

Kjo është ndoshta pikëpamja juaj. Por ne kishim sulmues të tjerë në pankinë, të cilët gjithashtu prisnin një shans. Ne donim të kishim në fushë lojtarë më të fuqishëm dhe golashënues.


Top Channel

You may also like