Intervista e Dele Alli, flet mamaja biologjike: Nuk më ndalen lotët, shpresoj ta takoj sërish djalin tim

by admin
Spread the love

Para pak ditëve, në një intervistë me Gary Neville, ish-futbollisti i tottenham, Dele Alli foli hapur në lidhje me traumat e tij të fëmijërisë.

Lojtari që është pjesë e Everton aktualisht, u shpreh se ishte abuzuar seksualisht në moshën gjashtëvjeçare nga shoqja e mamasë së tij dhe se në moshën shtatëvjeçare kishte nisur duhanin ndërsa në moshën tetëvjeçare shpërndante drogë. Sipas Dele Alli, mamaja e tij e dërgoi në Afrikë te babai i tij që ta mësonte me disiplinën ndërsa shtoi se jeta e tij ndryshoi vetëm në momentin kur u adoptua në moshën 12-vjeçare.

Por, këto fjalë duket se kanë peshuar shumë mbi mamanë biologjike të Dele Alli, Denise, e cila së fundmi shprehet se nuk ka ditur asgjë prej atyre që ka deklaruar djali i saj ndërsa shtoi se që pas intervistës së bujshme nuk mund të ndalojë lotët.

“Nuk kam mundur t’i ndaloj lotët prej momentit kur dëgjova intervistën e Dele dhe faktin që ishte abuzuar në moshën gjashtëvjeçare. Nuk e dija kurrë që ai ka vuajtur të tilla ngacmime. Më vjen shumë keq, sidomos nëse dikush që unë i kam besuar dhe e kam lejuar të futet në shtëpinë time ka bërë gjeste të shëmtuara duke tradhëtuar besimin tim.

Nuk mund ta shprehë dot me fjalë trishtimin që ndjej në këto momente, për momentin nuk kam asnjë kontakt me djalin tim dhe shpresoj të kem shansin që ta shoh përsëri”, u shpreh Denise për The Sun. /Supersport


Top Channel

You may also like