Interpelanca e ministrit Murati, Kryesia e Kuvendit vendos për seancën e radhës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e radhës do të vendos për mbajtjen e seancës së radhës kur në rend dite është interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave, raporton Shqip.

Në shqyrtim është edhe Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.

Rendi i ditës:

I.    Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të
mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Propozimi i rendit të ditës
për Seancën plenare të radhës:

1.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.    Pyetjet parlamentare,

3.    Interpelancë me ministrin e Ministrisë së
Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të
drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe
presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,

4.    Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me
Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për
vitin 2021,

5.    Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me
Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe
Universitar të Kosovës për vitin 2021,

6.    Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen
në sektorin e shëndetësisë.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

You may also like