Interit i prish punë rivali, në garë për Smalling futet Juventusi

by admin
Spread the love

Juventusi është futur në merkato për të blerë një qendërmbrojtës. Bardhezinjtë hedhin sytë nga mbrojtësi anglez i Romës, Chris Smalling, i cili ndiqet prej kohësh edhe nga Interi .

Sipas të përditshmes “Calciomercato”, Juventusit është i interesuar për një zëvendësues të denjë në rast mungesash nga Bonucci dhe Bremer. Mesa duket këto kërkesa i ka përmbushur ish-lojtari i Manchester United. Bardhezinjtë kërkojnë ta përfitojnë Smalling me parametra zero në verë, atëherë kur i skadon kontrata me verdhekuqtë.

Rivaliteti i Juventusit dhe Interit nuk po vazhdon vetëm në fushë por edhe në merkato. Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë për të ardhmen e tij 33-vjeçari. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook

You may also like