Interistët nuk zhgënjejnë: 60 mijë ndaj Veronës, “sold out” për derbin e Kupës

by admin
Spread the love

Fitorja në shtëpinë e Juventusit ka rritur entuziazmin mes tifozëve zikaltër, që besojnë se skuadra e kaloi momentin e krizës dhe është rifutur fuqishëm në garën për titullin kampion.

Të shtunën në “San Siro” pritet që të jenë më shumë se 60 mijë tifozë të pranishëm në ndeshjen kundër Veronës, që si zakonisht do të transmetohet ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Sfida kundër skuadrës së Tudorit do ti dedikohet edhe Inter Club (më shumë se 900) të shpërndarë në të gjithë Botën.

Ndërkohë që janë shitur 65 mijë bileta për gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë. Në 19 prill do të luhet derbi kundër Milanin dhe  do të jetë sfida e parë Inter-Milan me kapacitetin maksimal të stadiumit, që nga fillimi i pandemisë. / Oversport.tv

You may also like