Interi shkëlqen në kampionat, ultrasit zikaltër vendosin të bojkotojnë ndeshjen: Tani e tepruan

by admin
Spread the love

Interi po shkëlqen në kampionatin e Serisë A në këtë sezon dhe për të gjithë duket thuajse e sigurt se do të vendosin në fund të këtij edicioni ylli e dytë në fanellë. Por jo gjithçka po shkon siç duhet te zikaltrit, pasi ultrasit e kësaj skuadre kanë vendosur të bojkotojnë ndeshjen e sotme ndaj Xhenoas.

Shkak është barë masa që ka vendosur kuestura e Milanos ndaj tyre, pas incidenteve në sfidën ndaj Juventusit. pas asaj ndeshje, ultrasve iu bllokua futja e tamburëve apo megafonëve në ambientet e brendshme duke vështirësuar punë e grupimeve të organizuar. “Tani e tepruan, është arritur kulmi”, shkruhej ndër të tjera në mesazhin për të gjithë mbështetësit.

Ndaj sot, në komunikatën e tyre ata bënë të ditur se ultrasit do të mungonin në tribunën e zakonshme, “Curva Nord”, në fillimin e ndeshjes. Nuk dihet nëse kjo do të vazhdojë gjatë të gjithë takimit, apo vetëm për pak minuta, siç ka ndodhur edhe më parë për raste të ngjashme kur ultrasit organizoheshin në protesta.

PANORAMASPORT.AL

You may also like