Interi nuk dëshiron të humbasë Dzekon, gati kontrata e re për sulmuesin

by admin
Spread the love

Edin Dzeko ka bërë për vete të gjithë ambientin zikaltër, duke folur me gjuhën e golave. Klubin, që gjithmonë ka admiruar profesionalizmin e tij, por edhe teknikun Simone Inzaghi që i ka besuar sulmin e Interit boshnjakut pas dëmtimit të Lukakut.

Tek Interi të gjithë kanë besim dhe vlerësim për numrin 9-të dhe tashmë objektivi i radhës është rinovimi i kontratës së sulmuesit.

Bashkëpunimi aktual mes palëve skadon në qershor të vitit të ardhshëm, por sipas “Gazzetta dello Sport”, si Interi dhe Dzeko janë të gatshëm që të zgjasin martesën mes tyre. Pikërisht në periudhën e pushimit të Kupës së Botës palët do të takohen për të formalizuar rinovimin e kontratës. / Oversport.tv

You may also like