Interi mer arratinë/ Zikaltrit fitojnë “Derbi e Italisë“ përballë Juventusit 1-0

by admin
Spread the love

Interi fiton derbin e Italisë, një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit dhe nis shkëputjen në krye, teksa tani e sheh veten plot 4 pikë para Juventusit dhe ende me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Ndaj bardhezinjve vendosi një autogol i Gattit në minutën e 37’, që mori vlerën e tri pikëve për zikaltrit e Inzaghit.

Megjithatë pavaraësisht të vetmit rast të shfrytëzuar si duhet, skuadra nga Milano tregoi edhe një herë se është pretendentë më i fortë për titullin e këtij viti.

Juventusi tenton të reagojë, por me një kundrpërgjigje të vakët për t’u konsideruar një kundërshtarë i denjë I Interit në kërë edicion në garën për Scudeton e famshme.

Pas pësimit të golit, skuadra e Allegrit del rrallë dhe me pak lojtarë në gjysmëfushën e Interit, duke tentuar vetëm në disa raste sporadike me Vlahoviç, por serbi ishtei neutralizuar dhe në ato pak raste që i shpëtonte mbrojtjes, nuk mund të jetë i saktë.


Top Channel

You may also like