Interi më i humburi nga të gjithë, çfarë solli java 29 e Serie A

by admin
Spread the love

Lamë pas një javë shumë emocionuese të Serie A në Oversport në të cilën pati shumë ndryshime në katër ekipet e para. Në javën e 29-të, Interi doli ekipi më i humbur nga të katërt ekipet që po luftojnë për titullin kampion.

Milani, Juventusi dhe Napoli arritën të merrnin tre pikë në këtë javë, ndërsa Interi vetëm një. Për pasojë kuqezinjtë arritën të thellonin diferencat me vendin e dytë tashmë në tre pikë.

Në vendin e dytë nga ana tjetër nuk është më Interi, por Napoli pas fitores së arritur kundër Hellas Veronas. Ekipi i Spallettit u ngjit në kuotën e 60 pikëve, tre më pak se Milani kryesues.

Nga ana tjetër, Interi zbriti në vendin e tretë dhe ndodhet në kuotën e 59 pikëve, katër më pak se Milani, por ngushtohet diferenca edhe me Juventusin e vendit të katërt.

“Zonja e Vjetër” ka fituar terren në luftën për titull ndërsa ndodhet vetëm 3 pikë larg Interit dhe 7 pikë larg Milanit kryesues.

Javë e mirë edhe për Lazion që u ngjit në vendin e pestë ndërsa Atalanta vazhdon pikiadën e saj dhe nga një konkurrent për titull tashmë zbret në vendin e shtatë.

Asnjë ndryshim në vendet e fundit me Salernitanën dhe Genoan që po hipotekojnë rënien nga kategoria, ndërsa nga ana tjetër Venezia ka disa shanse më shumë duke marrë parasysh se është vetëm tre pikë larg zonës së mbijetesës. /oversport.tv

You may also like