Interi kërkon të shesë, gati të sakrifikohet mbrojtësi për 25 milionë euro

by admin
Spread the love

Problemet ekonomike tek Interi kërkojnë që përveç blerjeve të ketë edhe shitje për të rregulluar financat. Si pasojë, Beppe Marotta është i detyruar të sakrifikojë një nga lojtarët zikaltër për të grumbulluar të ardhura.

Sipas asaj që raporton La Repubblica, lojtari i përzgjedhur nga drejtuesit zikaltër për tu sakrifikuar vjen nga mbrojtja. Bëhet fjalë për Stefan De Vrij i cili mund t’i sjellë të ardhura të konsiderueshme arkës së Interit.

Agjenti i tij, Mino Raiola i ka garantuar Marottës se është në gjendje t’i gjejë një blerës që do të ofronte 25 milionë euro për holandezin. Një shifër e konsiderueshme kjo për arkat zikaltër.

Nga ana tjetër, blerësi duket se vjen nga Premier League dhe është Tottenham. Antonio Conte e kërkon atë me ngulm në Londër pasi e ka trajnuar vetë për dy vite tek Interi.

Megjithatë, shitja e holandezit pritet të ndodhë në fundin e këtij sezoni dhe jo që në merkaton e janarit. /oversport.tv

You may also like