“Interi ka 4-5 sezone që është në lartësinë e duhur”, Zaneti: Duam ta mbyllim shpejt titullin

by admin
Spread the love

Havier Zaneti e vlerëson pozitivisht sezonin e Interit pavarësisht eliminimit nga Liga e Kampionëve. Ai thotë se skuadra duhet ta mbyllë sa më shpejt çështjen e titullit kampion.

“Interi ka 4- 5 sezone që është në lartësinë e duhur në çdo kompeticion. Pastaj detajet janë ato që kanë bërë diferencën shpeshherë. Skuadra edhe këtë vit ka punuar mirë dhe thjesht kërkon që të mbyllë llogaritë për titullin kampion. Kampionati është i gjatë, por skuadra ka bërë një futboll shumë të bukur dhe spektakolar.

Rinovimet? Shumë shpejt do të ketë të reja. Kam besim se do të vijnë ashtu siç ka folur edhe administratori Marota”, ka thënë zëvendëspresidenti i Interit.

PANORAMASPORT.AL

You may also like