​Interi e nis vitin 2024 me fitore

by admin
Spread the love

Vitin 2023 e mbylli me barazim kundër Genoas, kurse 2024 skuadra e Interit e ka nisur me fitore kundër Veronas.

Pas më shumë se 100 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Giuseppe Meazza”, Interi e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1 Veronan.

Golat për vendasit i shënuan Lautaro Martinez (minuta e 13’) dhe Davide Frattesi (minuta e 90+4’), kurse golin e nderit te Verona e shënoi Thomas Henry në minutën e 74’, i cili më pas në minutën e 90+10’ humbi penalltinë dhe shansin për t’i nxjerrë një pikë skuadrës së tij nga ky duel.

Me këtë fitore, Interi ngjitet në kuotën e 48 pikëve në vendin e parë, pesë sosh më shumë se Juventusi në vendin e dytë me 43 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Interit. 

You may also like