Inter-Skriniar sinjale pozitive! Zikaltërit rrisin ofertën, rinovimi pritet në janar

by admin
Spread the love

Tek Inter të gjithë duan qëndrimin e Milan Skriniar. Mbrojtësi Sllovak është një nga prioritetet e drejtuesve zikaltër për ta bindur që të rinovojë kontratën, për të mbetur pjesë e skuadrës së Inzaghit si pikë kyçe në qendër të mbrojtjes.

Së fundmi, është zhvilluar një tjetër takim prej dy orësh, tentuar të mbahej shumë sekret, mes drejtuesve të klubit dhe agjentëve të lojtarit. Vetë drejtori i zikaltërve, Beppe Marotta është shprehur gjithmonë besimplotë se mbrojtësi do të qëndrojë dhe do të pranojë që të shtyjë kontratën e cila i skadon në qershor 2023.

Megjithatë, rrezik konstant për këto bisedime mbetet PSG, e cila nuk ka hequr dorë nga interesimi për shërbimet e mbrojtësit sllovak. Interi ka bërë lëvizjen konkrete teksa nga paga 3.8 milionë euro, i ka propozuar sllovakut 6 milionë euro neto plus bonuset. Një rritje e rëndësishme për financat e klubit milanez, por një ofertë inferiore karshi 9 milionëve që i ofron PSG.

Sipas mediave italiane, ka ende vend për të përafruar kërkesën dhe ofertën, megjithatë palët janë të gatshme që të negociojnë sërish sepse kryesore në këtë tratativë është dëshira e vetë lojtarit, i cili është shprehur se dëshiron të qëndrojë ende në Milano. Takimi i radhës mes palëve, është caktuar në mes të muajit janar. / Oversport.tv

You may also like