Inter gati të blindojë Simone Inzaghi – Shqip

by admin
Spread the love

Rinovim deri në 2027, paga rritet me 1 milion Euro

Simone Inzaghi po shkon drejt një rinovimi të tretë të kontratës me Interin. Edhe pse në tre vite si zikaltër, italiani ka arritur të fitojë zemrat e drejtuesve me performancën e skuadrës në fushë. Por, rinovimi që sipas mediave do të vij para fundit të sezonit është më i rëndësishmi, pasi mbërrinë pas yllit të dytë në fanellën e Interit.

Këto të fundit e kanë kuptuar rëndësinë e trajnerit edhe pse një vit më parë përmendeshin emrat e zëvendësuesve të mundshëm. Finalja e Champions League shuajti çdo spekulim për trajnerin e ri të zikaltërve. Duke iu referuar mediave italiane, Inzaghi do të nënshkruajë kontratën para se ndonjë klub tjetër ta tundonte.

Kontrata aktuale skadon në vitin 2025. Kësaj radhe synohet të zgjatet edhe për dy vite, pra deri në vitin 2027. Tre sezone të tjera të plota, të cilat tregojnë se sa besim ka klubi i Interit tek trajneri i tij. Flitet edhe për një rritje të pagës me shifrën aktuale, 5.5 në vit, e rritur me rreth një milion në kontatën e re.

Klan News

You may also like