Inter, Barella: Kampionati është ende i gjatë, Juve është skuadra më e vështirë

by admin
Spread the love

Inter mori një fitore fantastike e tepër të rëndësishme ndaj Napolit në transfertë me rezultatin 0-3.

Zëvendës kapiteni zikaltër dhe autori i një prej tre golave të mbrëmjes, Barella, foli pas përfundimit të sfidës duke theksuar se kampionati është ende i gjatë dhe se Juventus është skuadra më e vështirë.

“Napoli është kampion i Italisë për një arsye, ata janë shumë të fortë. Është e drejtë të vijmë këtu dhe të mbyllemi në mbrojtje sepse ata kanë cilësi të mirë, por ne treguam se jemi Interi dhe se duam të bëjmë më mirë, të luftojmë deri në fund.

I falenderoj shumë shokët e skuadrës. Ata ishin pranë meje në një moment të vështirë, ata më dhanë besim dhe më bënë të ndihem i rëndësishëm. Kampionati është ende i gjatë, ka shumë faktorë dhe shumë gjëra mund të ndodhin deri në fund.

Juventus është ekipi më i vështirë për t’u përballur për shkak të sistemit të tyre të lojës. Është normale të luftosh më shumë. Jemi të emocionuar, ka shumë skuadra të forta, do të jetë një kampionat i vështirë”, përfundoi Barella./h.ll/abcnews.al

You may also like