Instituti i dhuroi libra Bibliotekës së Muzeut të Alfabetit në Manastir dhe e shpalosi qendrën “Qiriazët”

by admin
Spread the love

Sot Muzeun e Alfabetit në Manastir e vizitoi një delegacion i Institutit
të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, i
kryesuar nga drejtori, Dr. Skender Asani.

Me këtë rast Bibliotekës së Muzeut të Alfabetit iu dhuruan qindra libra,
ndërsa po aty edhe zyrtarisht u shpalos vendimi i Qeverisë së Republikës
së Maqedonisë së Veriut që në Manastir të themelohet Qendra Rajonale e
Trashëgimisë Kulturore “Qiriazët”.

Delegacioni u prit nga drejtori i Muzeut të Alfabetit, Zait Aliu, i cili
e falënderoi drejtorin dhe Institutin për librat e dhuruara, një traditë
kjo që nga viti 2010 e këndej, ndërsa u shpreh me vlerësimet më të larta
për themelimin e qendrës rajonale të trashëgimisë kulturore në Manastir.
Duke i dhuruar librat, drejtori i Institutit, Dr. Skender Asani, tha se:
“Qeveria ka vendosur pozitivisht përkitazi me kërkesën e Institutit për
themelimin e disa qendrave rajonale të trashëgimisë kulturore, ndër të
cilat do të jetë edhe kjo e Manastirit, e cila do ta mbajë emrin
“Qiriazët”. Në këtë mënyrë ne po vendosim themele të shëndosha dhe të
sigurta të trajtimit, mbledhjes dhe studimit të trashëgimisë kulturore
të zonës së Pelagonisë, ndërsa emërtimi i saj me emrin e familjes së
madhe “Qiriazët” është edhe një nder që i bëhet kësaj familjeje, kjo si
meritë për kontributin e madh që e kanë dhënë ata për arsimin dhe
kulturën shqiptare.

Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe një pinjoll i familjes Qiriazi,
Oliver Qiriazi, i cili u shpreh i kënaqur që Instituti i Shpirtërore e
Kulturore të Shqiptarëve – Shkup shfaq kujdes për familjen Qiriazi dhe
pikërisht me emrin e saj ka vendosur ta themelojë një institucion të
trashëgimisë kulturore.

Kjo ngjarje përkon edhe me 115-vjetorin e mbajtjes së Kongresit të
Alfabetit, që do të shënohet në vjeshtën e këtij viti.







Artikulli paraprakVuçiq emëroi si këshilltar të tij njeriun që u arrestua për blerje të votave në zgjedhjet e Bosnje-Hercegovinës




You may also like