Iniesta flet për duelin Barcelona-Napoli: Është e komplikuar për të dyja ekipet, por kam besim tek blaugranat

by admin
Spread the love

Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” ku është ndalur pikërisht tek ndeshja e sotme mes Barcelonës dhe Napolit.

“Është një ndeshje e komplikuar, e hapur, e vështirë për të treguar një favorit. Barça bëri mirë në ndeshjen e parë, por nuk fitoi. Dhe Napoli është përmirësuar në këto tre javë, ata kanë pasur ndjenja më pozitive të lidhura me ndryshimin e trajnerit ndërsa Çavi ka humbur dy lojtarë të rëndësishëm si Pedri dhe De Jong. Tani ai luan në shtëpi dhe për mendimin tim ka rëndësi, edhe nëse Montjuiç nuk është Camp Nou, kjo është evidente. Të dy kampionë në kampionatet e tyre përkatëse dhe në vështirësi. Unë kam besim në përparimin e Barçës, por nuk do të jetë e lehtë sepse konteksti është i veçantë, një eliminim i mundshëm do të ishte shumë i rëndë dhe kjo nuk ndihmon, presioni është i madh”, deklaroi Iniesta.

PANORAMASPORT.AL

You may also like