India optimiste për arritjen e një deklarate përmbyllëse mes vendeve të G20-ës! Supersfidë adresimi i konfliktit të Ukrainës

by admin
Spread the love

India është shprehur optimiste se ekonomitë kryesore të G20-ës do të përfundonin samitin në Nju Delhi me një deklaratë të finalizuar, megjithëse supersfida qëndronte në hartimin e formuluar për konfliktin në Ukrainë.

Negociatorët janë përballur me këtë çështje për disa ditë, duke synuar arritjen e një konsensusi që mund të sjellë Rusinë dhe Kinën në bord, ndërsa adresojnë çështjet thelbësore globale si borxhi dhe ndryshimet klimatike.

Amitabh Kant, negociatori i G20 i Indisë, tha se deklarata përmbyllëse e samitit, Deklarata e Liderëve, do të shërbente si një zë përfaqësues për jugun global dhe vendet në zhvillim.

“Deklarata e Liderëve të Nju Delhi është pothuajse gati, nuk do të doja të ndalem në të“- tha Kant në një konferencë shtypi, duke shtuar se: “Kjo deklaratë do t’u rekomandohet liderëve.”

Katër burime të qeverisë indiane thanë se gjuha që do përdoret për përshkrimin e konfliktit ishte e vetmja çështje e mbetur. Samiti pritet të dominohet nga Perëndimi dhe aleatët e tij. Presidenti kinez Xi Jinping po anashkalon takimin dhe në vend të tij do të dërgojë kryeministrin Li Qiang, ndërsa do të mungojë edhe Vladimir Putin i Rusisë.


Top Channel

You may also like