India është tashmë shteti i parë i cili arriti të ulte me sukses një anije kozmike në polin jugor të Hënës

by admin
Spread the love

India është vendi i parë që ul me sukses një anije kozmike në polin jugor të Hënës. Chandrayaan-3 kishte synuar të bëhej anija e parë kozmike që do të prekë në një rajon të sipërfaqes hënore që mendohet se përmban kratere të thella me akull uji.

Ai u ul me sukses gjashtë javë pas lançimit në bordin e një rakete nga një port kozmik në Andhra Pradesh. Ulja e suksesshme u prit me brohoritje dhe duartrokitje nga organizatorët në Qendrën Hapësinore Satish Dhawan.

India's become the first country to land a spacecraft on the moon's south pole

Kryeministri Narendra Modi iu bashkua një video-telefonate në qendrën hapësinore që e ftoi për të parë live uljen, duke valëvitur një flamur të vogël indian ndërsa anija kozmike u ul. Duke mbajtur një fjalim triumfues për Organizatën Indiane të Kërkimeve Hapësinore (ISRO), ai tha: “Kjo është rrahja e zemrës së 1.4 miliardë njerëzve. Kjo është India e re, fillimi i ri, mendimi i ri i përpjekjeve të reja.”

Chandrayaan-3

Ai tha se India tani do të tentojë një mision të ardhshëm ku dëshiron të dërgojë në Hënë disa astronautë. Mijëra njerëz në të gjithë Indinë u grumbulluan në zyra, dyqane, shtëpi dhe restorante që prisnin me padurim të mësonin rezultatin e misionit.

Çfarë do të ndodhë tani?

Preview image

Pas uljes së suksesshme, Chandrayaan-3 do të mbetet funksional vetëm për dy javë, gjatë së cilës do të kryejë një sërë eksperimentesh për të përcaktuar përbërjen minerale të sipërfaqes së Hënës. Pjesa më e madhe e punës do të bëhet nga një rover.

Shkencëtarët kanë një interes të veçantë për akullin dhe ujin, pasi ai mund të përdoret si karburant, oksigjen po dhe për ujë të pijshëm – me misionin që hedh bazat për krijimin e një baze të mundshme të përhershme. “Ata e arritën mjaft mirë uljen, por shkencëtarët në atë dhomë kontrolli nuk do të jenë vërtet të lumtur derisa të marrin të dhëna nga anija e tyre kozmike,” tha Tom Clarke, redaktor i shkencës dhe teknologjisë i Sky News.

You may also like