Imazhet tronditëse, “burgjet’ ku ushtria ruse torturonte me karrige elektrike dhe përdhunonte ukrainasit

by admin
Spread the love

Ukrainasit e marrë peng në luftë janë torturuar me goditje elektrike dhe dhunuar seksualisht në dhomat e torturave, zbulon një hetim i ri.

“The Sun” ka nxjerrë disa foto të papublikuara më parë, që zbulojnë ndërtesat e braktisura ku qindra ushtarë, mësues dhe mjekë ukrainas të kapur kapur nga ushtria ruse, janë përballur me abuzime barbare.

Sipas provave, 50 për qind e ukrainasve që u mbajtën në birucat e Khersonit u përballën me mbytje, dhunë fizike dhe kërcënime për përdhunim. Të paktën një viktimë u detyrua të shikonte një të burgosur tjetër duke u përdhunuar me një objekt të huaj të mbuluar me prezervativ, sipas hetimit të Global Rights Compliance.

Një ushtar rus urdhëroi dhunë seksuale në formën e goditjes me energji gjenitale ndaj 17 viktimave në qendrat e paraburgimit Kherson. Dhjetëra viktima kanë treguar gjithashtu se si u goditën nga rryma gjatë marrjes në pyetje. Në një foto duket karrigia elektrike e vendosur në një platformë prej druri, për të mbrojtur personin që merr në pyetje të burgosurin.

“Dëshmitë tregojnë se plani i Putinit për të shuar identitetin ukrainas përfshin një sërë krimesh që nxisin gjenocidin”, tha Wayne.

Deri më tani, janë identifikuar më shumë se 35 dhoma torture në rajonin e Kherson-it, që tani është çliruar nga forcat ruse.

Që nga çlirimi i një pjese të madhe të Oblastit në Kherson në tetor, ekipet e specializuara kanë analizuar më shumë se 300 raste të personave të ndaluar. 43 për qind e viktimave treguan praktikat e dhunës dhe thanë se dhuna seksuale ishte e zakonshme.

Imazhet e rënda tregojnë ndër të tjera se ukrainasit u detyruan të shkruanin dhe mësonin Himnin Kombëtar të Rusisë dhe sloganet pro-ruse.

Anna Mykytenko, këshilltare e lartë ligjore thotë se hetimi është në fazat e tij të hershme dhe në të ardhmen mund të ketë dënime. “Fotot flasin vetë. Ajo janë të tmerrshme! Ne kemi deklarata të viktimave, raporte mjekësore, informacione të inteligjencës dhe prova fizike si për shembull prangat”, tha ajo për “The Sun”.

Sipas Mykytenkos, hetimi në Kherson është vetëm maja e ajsbergut e planit barbar të Vladimir Putin për të zhdukur një popullsi të tërë.

“Shkalla e vërtetë e krimeve të luftës të Rusisë është ende e panjohur, por mund të themi me siguri se pasojat psikologjike të këtyre krimeve mizore mbi popullin ukrainas do të jenë të rrënjosura në mendjen e tyre”, shtoi këshilltarja ligjore.

Prej nëntë muajsh, Kherson ishte nën kontrollin e forcave ruse, që sulmuan edhe banesat e banorëve. Në qytet mungon energjia dhe uji i pijshëm, ndërsa banorët duhet të përballeshin me shirat dhe dimrin e ftohtë si dhe mungesën e ushqimeve.

Muajin e kaluar, zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha se forcat ruse kanë kryer tortura sistematike në Ukrainë.