Ilire Dauti nuk ndalet, 10 shtetësi të fituara për një ditë, dhjetëra të tjera në pritje (VIDEO)

by admin
Spread the love

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët Ilire Dauti është bërë simbol i kërkesës së qytetarëve që padrejtësisht u refuzohen kërkesat për tu pajisur me nënshtetësi, ku shumica prej të cilëve janë shqiptarë, shkruan InfoShqip.

Në një postim në proflin e saj në Facebook deputetja Dauti tregon se edhe 10 qytetarë tjerë janë paisur me nënshtetësi, të cilët për vite janë zvaritur nëpër institucione.

Deputetja Ilire Dauti gjithashtu njofton që edhe dhjetra qytetarë të tjerë janë drejtuar për ndihmë dhe pritet që në vazhdim të fitojnë nënshtetësinë dhe njofton që kjo betejë do vazhdojë deri në qytetarin e fundit që i bëhet padrejtësi. /InfoShqip.com

Video:

You may also like