Ideja për president në Kuvend duhet anashkalohet – Shqip

by admin
Spread the love

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka thënë se ideja e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti për zgjedhjen e presidentit në Kuvend duhet të anashkalohet. Sipas tij integristët japin ide të këtilla kur nuk kanë projekte në interes të qytetarëve.

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Miackovski thotë se iniciativa e BDI-së për zgjedhjen e kryetarit të shtetit në Parlament vjen nga politik bërës që nuk janë faktor dhe për një kohë të shkurtër do të dalin në pension politik. Mickovski thotë se idetë e këtilla të integristëve vijnë si mungesë e ideve për projekte të vërteta në interes të qytetarëve.

“E kam dëgjuar atë deklaratë të Ali Ahmetit, ai në mungesë të ideve të tjera dhe në mungesë të projekteve të dobishme për qytetarët po përpiqen të defokusojnë opinion me premtime për kryeministër shqiptar dhe president shqiptar. Mendoj se duhet anashkaluar, sepse të gjithë e dimë që së pari nuk  janë  faktor që të mund të imponojmë një temë të tillë dhe mendoj se duhet të jenë përgjegjës për gjithçka që kanë bërë në të kaluarën”, tha Hristijan Mickovski.

Kreu i VMRO-DPMNE-se tha se partia e tij është e gatshme të diskutojë për të gjitha temat pas zgjedhjeve, por edhe se i ka kushtet e veta. Sipas tij, VMRO-DPMNE ka qëndrime politike për shumë nga këto tema dhe pavarësisht se me këtë do të negociojnë për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve, shpreson se do të bisedojnë për çështje që janë në interes të qytetarëve dhe shtetit./tvklan.mk

You may also like