I turpshëm dhe skandaloz votimi pro Raportit për anëtarësim të Kosovës në KiE – Shqip

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, e ka quajtur vendim skandaloz dhe të turpshëm votimin pro Raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, sot në Paris të Francës në takimin e Komitetit për Politikë të Jashtme dhe Demokraci.

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë me anë të një njoftimi bën të ditur se Daçiq ka thënë se ndër tjera ky vendim shkatërron të gjitha parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Evropës.

“Për herë të parë është propozuar pranimi i një territori që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe nuk njihet ndërkombëtarisht”, tha Daçiq.

Ai tha se vendimi kërcënon integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë, shkruan Tanjug,

You may also like