I rrëmbyen të bijën 20-vjeçare, babai izraelit: Marrja e fëmijëve peng, krim kundër njerëzimit

by admin
Spread the love

Tomer Shalom, një shtetas izraelit, vajza 20-vjeçare e të cilit është zhdukur që nga fundjava, tha se kapja e pengjeve nga militantët e Hamasit është një “krim kundër njerëzimit”.

Në një intervistë për CNN, Shalom tha se vajza e tij, Noam, e thirri atë e frikësuar dhe duke qarë rreth orës 8:30 të mëngjesit të së shtunës, nga një festival muzikor në Izraelin jugor pasi militantët e Hamasit sulmuan ngjarjen.

Po ashtu, ai tha se kishte dëgjuar të shtëna në telefon.

“Është përtej të kuptuarit. Ju nuk mund ta imagjinoni këtë situatë që fëmijët do të kërcejnë dhe ju e dini, do të argëtohen dhe do të shkojnë në klub dhe ata nuk do të kthehen në shtëpi sepse janë kapur”, tha Shalom.

Sipas autoriteteve izraelite, të paktën 260 njerëz vdiqën në sulmin e festivalit dhe një numër i panjohur personash u morën peng në Gaza.

Shalom tha se vajza e tij, një ndihmës mjeke, foli me një mik në telefon rreth orës 9:15 të mëngjesit të së shtunës nga një ambulancë ku një mik tjetër po trajtohej për një plagë me armë zjarri. “Që atëhere, është hera e fundit që dikush ka dëgjuar për të“- u shpreh ai.

Autoritetet izraelite besojnë se gra dhe fëmijë janë në mesin e deri në 150 pengjeve që mbahen nga Hamasi në Gaza, sipas ambasadorit të vendit në OKB. Hamasi ka pretenduar se mban më shumë se 100 robër. Ndërkohë, forcat izraelite po godasin Gazën nga ajri pasi Hamasi kërcënoi se do të vriste pengjet civile dhe do të transmetonte ekzekutimet nëse sulmet ajrore synojnë enklavën pa paralajmërim.

Shalom tha se situata është “shumë e brishtë”.

“Nëse e lëmë këtë gjë, nëse nuk ngremë zërin tani, normalizojmë situatën… Të gjithë duhet të ngremë zërin, nuk duhet të lejohen të marrin fëmijë”, tha Shalom.


Top Channel

You may also like