I pezullojnë partnerin e sulmit, sytë e Spezias nga Manaj

by admin
Spread the love

Spezia do të luajë mbrëmjen e së hënës përballë Romës, në “Olimpico”, në kuadër të javës së 17-të të Serisë.

Përballë formacionit të drejtuar nga José Mourinho, skuadra nga Liguria do të përpiqet të rrëmbejnë një rezultat pozitiv për objektivin e mbijetesës.

Trajneri Thiago Motta nuk do të mund të llogarisë kontributin e M’Bala Nzola, pasi sulmuesi nga Angola është përjashtuar nga kjo ndeshje për arsye disiplinore.

Ky ishte çmimi që duhej të paguante lojtari për mosparaqitjen në kohë në në videotakimin e fundit të skuadrës.
“Nzola nuk do të jetë ndaj Romën, do të qëndrojë në Spezia për këtë arsye: sot bëmë një videotakim dhe ai mbërriti me vonesë dhe për këtë arsye do të qëndrojë në Spezia. Do të shohim nëse do të përfshihet në takimet e tjera. Për të konkurruar për mbijetesën, shumë gjëra janë themelore, si respekti dhe përgjegjësia,” shkruhet në qëndrimin e klubit.

Në mungesë të Nzola, Rey Manaj, sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, mbetet pikë referimi në sulmin e Spezias ndaj verdhekuqve. 24-vjeçari është aktivizuar gjatë kësaj faze të parë në 10 ndeshje të Serisë A si dhe ka shënuar 1 gol në barazimin 2-2 ndaj Sassuolos.


Top Channel

You may also like