I mohoi lirimin me kusht, i dënuari hidhet mbi gjykatësen! Rrahje barbare mes policëve

by admin
Spread the love

Gjatë një seance gjyqësore, një gjykatëse në Las Vegas u sulmua egërsisht nga një i burgosur të cilit vendosi t`ia mohonte lirimin me kusht.

Mary Kay Holthus, nga Gjykata e Qarkut Clark ishte ende duke shqiptar dënimin, kur Debra Delone Redden u hodh papritur mbi të duke zënë në befasi edhe vetë policët rreth e rrotull, dhe nisi ta godiste me forcë. Pamjet filmike tregojnë momentin e frikshëm, kur Redden lëshohet nga vendi i tij e hidhet drejt gjyqtares për ta qëlluar.

Teksa e godiste, ai është dëgjuar edhe duke e ofenduar Holthusin, që mbeti e tronditur nga sulmi. Oficeri në krah të saj reagoi shpejt, por i burgosuri nisi ta rrihte dhe atë brutalisht. Gjyqtarja ka pësuar lëndime si pasojë e sulmit dhe gjendja e saj po monitorohet. Si për ironi, Redden u dënua për agresion me pasojë lëndimin trupor, pak përpara se të bënte të njëjtën gjë edhe në sallën e gjyqit.

Efektivi i policisë gjithashtu u desh të dërgohej në spital. Në një deklaratë të lëshuar më pas nga gjykata përcillen përgëzime për atë që përshkruhet si akti heroik i stafit, në zbatimin e ligjit dhe faktin që arritën ta bllokojnë të pandehurin.


Top Channel

You may also like