I kërkoi llogari për rritjen e çmimit të naftës, Rama replikon me qytetarin dhe i jep përgjigjen e prerë

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentusi në rrjetet sociale, që e pyet për rritjen e çmimit të naftës.

“Rritja e cmimeve eshte nje problem i pergjithshem sot, mjafton te shihni Kosoven per te mos shkuar me larg, nderkohe qe sic kam premtuar ne po mbajme me shume kosto per buxhetin, mburojen mbi cmimin e energjise per konsumatoret familjare e biznesin e vogel, qe kudo ka kercyer e po kercen lart!

Sa per rrogat ato jane rritur e do vazhdojne te rriten, por rritja e rrogave nujk behet sipas deshires sone, pasi une i pari do doja t’i rrisja menjehere te gjitha, por cdo rritje jashte mundesive, do te thote falimentim total ne pak muaj si ne kohen e Sudes, prandaj duhet pune e durim, per t’u ngjitur me kembe ne toke s’ka asnje rruge tjeter te sigurte”, përgjigjet kryeministri Edi Rama.

Dy ditët e fundit, çmimi i naftës është rritur ndjeshëm, duke shkuar gati 200 lekë, aq sa nuk e ka asnjë vend tjetër në Europë.

You may also like