I iku fitorja nga duart kundër Napolit, por kjo Barçë jep sinjale jete…

by admin
Spread the love

Barcelona u rikthye nga Napoli me një rezultat që ka lënë një shije të përzier te katalanasit. Barazimi i qëndron ngushtë Ksavit dhe skuadrës së tij pas një ndeshjeje në të cilën Barcelona dominoi në pjesën më të madhe dhe mund të kishte marrë pa shumë vështirësi një fitore që do të kish qenë e merituar. Por pavarësisht barazimit ishte loja e Barcelonës që ka ofruar disa aspekte pozitive që premtojnë ndryshim.

PRESINGU – Prania e Kristensen në qendër të mesfushës i lejon lojtarët që vijnë nga brenda të veprojnë në një zonë më të avancuar dhe të ushtrojnë presion më të madh mbi mbrojtësit rivalë. Për më tepër, ekipi është më afër njëri-tjetrit, duke avancuar vijën e presionit, duke e detyruar kundërshtarin të lëshojë topin, duke krijuar në këtë mënyrë rrezikshmëri para portës rivale. Kundër Napolit mund të shihje Gyndoanin, Pedrin dhe De Jongun që bëjnë presing lart të shoqëruar nga Levandovski dhe Lamine Jamal.

MË SHUMË INTENSITET – Barça bëri një hap përpara në Napoli për sa i përket intensitetit në lojën e saj. Skuadra e Ksavit ishte më e fortë në topat e diskutueshëm, ishte më aktive në rikuperimin e topit pas humbjes së tij, si dhe ngacmonte gjithnjë rivalin kur ai ishte në zotërimin e topit.

MË SHUMË RASTE E GODITJE – Barça ka gjuajtur dymbëdhjetë herë drejt portës së Meret, me gjashtë prej tyre në kuadrat, duke e detyruar portierin vendas të bëjë ndërhyrje të vlefshme. Kjo rritje e rendimentit në sulm është një shenjë e mirë për Barçën, trajneri i së cilës është ankuar vazhdimisht për mungesën e krijimit të rasteve. Tani hapi tjetër është rritja e efektivitetit për të kthyer në gol diçka më shumë se vetëm një mundësi të pastër.

MBROJTJA NË AJËR – Topat anësorë, nga faullet apo goditjet nga këndi kanë qenë dhimbje koke për mbrojtjen e Barçës këtë sezon, por në Napoli skuadra ishte solide në këtë drejtim, duke mos i dhënë asnjë mundësi italianëve.

LEVANDOVSKI MË PRANË ZONËS – Polaku vazhdon të përmirësojë shifrat e tij dhe shënoi sërish në ndeshjen e Champions League. Pasi shënoi në Vigo, ai e përsëriti veten në stadiumin “Diego Armando Maradona” dhe këtë herë ishte falë pozicionimit të polekut në një zonë më afër portës rivale. Sulmuesi “cule” ndihet më komod në habitatin e tij natyror dhe skuadra përfitoi nga kjo. Është gjithashtu një produkt i hapit përpara të Gyndoan, i cili duke zënë më shumë se tre të katërtat e fushës i lejon polakut të mos kthehet shumë prapa.

PANORAMASPORT.AL

You may also like