I dyshuari për vrasjen në Zllakuqan të Klinës ndalohet për 48 orë

by admin
Spread the love

Personi që dyshohet se e ka kryer vrasjen në Zllakuqan të Klinës është ndaluar për 48 orë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, në “Edicionin Special” në Klan Kosova.

“Tre persona janë shoqëruar në stacion policor, derisa një person i cili dyshohet që e ka privuar viktimën nga jeta është ndaluar për 48 orë”, tha ai.

Nikçi ka thënë se po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e këtij rasti, derisa shton se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës ka thënë se është akoma fazë shumë e hershme për të folur për motivet e kësaj vrasje që ndodhi pasditen e sotme.

 

You may also like