I ati katastrofal i Angeline Jolie, kundër së bijës për Gaza-n me etiketimin “kafshë” – Shqip

by admin
Spread the love

Babai i Angelina Jolie nuk ka asnjë lidhje me të bijën. Pak ditë pas kjo e fundit u deklarua mbi Gaza-n, duke dënuar sulmet e pamëshirshme të Izraelit aty, i ati e “bën hasha” atë për këto qëndrime.

Duket se Jon Voight i përket të krishtëreve sionistë, të cilëve iu shpëlarë truri me bindjen e verbër deri dhe kriminale për të drejtën e Izraelit, si “bij të Zotit”, për tokën e tyre.

Aktori 84-vjeçar ka postuar një klip në rrjetin X (ish-Twitter) me titull “Të vërtetat dhe gënjeshtra”, ku kritikon vajzën e tij dhe thotë se është i zhgënjyer nga deklaratat e saj.

Ai e akuzoi atë për postime anti-izraelite, të cilat ai thotë se janë të rreme, sepse ai beson se “ushtria izraelite duhet të mbrojë tokën e saj”.

 “Jam shumë i zhgënjyer që vajza ime, si shumë të tjera, nuk e kupton nderin e Zotit, të vërtetën e Zotit. Këtu bëhet fjalë për shkatërrimin e historisë së tokës së Zotit, tokës së shenjtë, tokës hebreje. Kjo është drejtësi për fëmijët e Zotit, Tokën e Shenjtë. Ushtria izraelite duhet të mbrojë vendin tuaj, popullin tuaj. Kjo është luftë“, tha Voight, i cili pretendon se është një gënjeshtër se Izraeli po vret njerëz të pafajshëm.

“Izraeli sulmohet me terror çnjerëzor kundër foshnjave, nënave, baballarëve, gjyshërve dhe gjysheve të pafajshme. Ju budallenjtë e quani problemin Izraelin. Ju duhet të shikoni në pasqyrë dhe të pyesni: ‘Kush jam unë? Çfarë jam unë?’, Pyete Zotin nëse po mëson të vërtetën apo po të gënjejnë dhe ndjek të gjithë të tjerët? Sepse miqtë e mi, ata që e kuptojnë të vërtetën e shohin gënjeshtrën”, shtoi ai.

Ai gjithashtu deklaroi se palestinezët morën ndihma të mëdha financiare që ata nuk e ndanë me popullin e tyre.

“Populli i Izraelit kujdeset për njerëzit, diçka që këto kafshë nuk e kuptojnë dhe drejtësia do të mbizotërojë”, përfundoi Voight.

Kujtojmë se Angelina tha se sulmi i Hamasit ndaj Izraelit nuk mund të jetë një justifikim për “jetët e pafajshme të humbura nga bombardimet e popullsisë civile në Gaza”.

Por siduket, ajo probemin më të madh e paska me të atin e saj katastrofal. /tesheshi.com/

You may also like