I anuluan gol ndaj Realit, Lajpcigu tallet duke përdorur foton e Ançelotin: Ne në minutën e 2-të

by admin
Spread the love

Real Madrid mundi me rezultatin 1-0 Lajpcigun në transfertë, por sfida mes dy skuadrave në Ligën e Kampioneve nuk do të kalojë pa polemika. Shkak është bërë një gol i anuluar për ekipin gjerman që në minutën e dytë të takimit.

Seshko dërgoi topin në rrjete me kokë por gjyqtari, i sinjalizuar nga VAR-i, anuloi duke menduar se Hainrihs kishte penguar Lunin me veprimin e tij, duke u cilësuar kështu në pozicion jashtë loje.

SHIH VIDEON

Në rrjetet sociale shpërtheu debati nëse ai gol duhej anuluar apo jo dhe vetë kubi i Lajpcig i ka hedhur benzinë zjarrit me një postim ironik dhe polemizues. Aty shfaqej një foto e Karlo Ançeolit në një nga momentet e tij ikonike, me vetullën e ngritur lart.

“Ne në minutën e 2-të”, shkruante klubi gjerman në këtë postim, duke lënë të kuptohet se ende ishin të paqartë pse u anulua goli i avanatzhit të tyre.

PANORAMASPORT.AL

You may also like