Hysaj: Përjashtimi i Rusisë na favorizon, shpresoj të shënoj sërish ndaj Islandës

by admin
Spread the love

Në konferencën për shtyp për mediat ka folur edhe kapiteni i kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj. Mbrojtësi deklaron se përjashtimi i Rusisë favorizon Shqipërinë, që duhet të marrë vendin e parë në grup, pasi kundërshtarët janë në një nivel me ta.

“Unë jam 100 % gati. Siç kemi luajtur edhe ndeshjen e fundit me Islandën, kemi treguar që jemi të rrezikshëm. Dje pamë ndeshjen me Izraelin dhe pamë që luanin me kundërsulm. Me Spanjën treguam që niveli jonë është rritur shumë. Jemi gati për atë ndeshje.

Ne jemi 3 skuadra të forta në një nivel gati të afërm. Rusia është me nivel të lartë. Tani që mungon kemi mundësi të artë për të shkuar më tej. Duhet ta shfrytëzojmë për të shkuar në Play-Off.

Gjithë lojtarët që janë këtu, kanë ardhur me qejf dhe me 100 % të gjendjes fizike. Kushdo që vjen këtu, do të ecë përpara. Ne duam të ikim atje, të bëjmë lojën tonë dhe më pas të shohim si do jetë rezultati.

Goli i radhës? S’e kam parë golin me Islandën. Pak gola kam bërë. Shpresoj të shënoj sërish. Kam parë dje Islandën me çunat dhe ishim të përqendruar tek loja që bëjnë ata”, ka thënë Hysaj. / Oversport.tv

You may also like