Humbja në zgjedhje, Alexis Tsipras jep dorëheqjen nga drejtimi i SYRIZA-s

by admin
Spread the love

Rezultati i dobët në zgjedhjet e përgjithshme në Greqi, e kanë bërë Alexis Tsipras të marrë vendimin drastik. Ai ka njoftuar ditën e sotme se do të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë SYRIZA.

Po ashtu njoftoi se do të nisë procedurat për zgjedhjen e një lidershipi të ri në pari.

Siç tha Tsipras, “SYRIZA e re është një prioritet i menjëhershëm”.

“E kuptoj nevojën për një valë të re të SYRIZA-s. Kam besim tek burimet njerëzore të partisë sonë, në forcat e palodhura të shoqërisë dhe të majtën. Prandaj vendosa të propozoj zgjedhjet për një lidership të ri nga anëtarët e partisë siç e parashikon statuti. Menjëherë shpall procedurat përkatëse në të cilat patjetër që nuk do të jem kandidat. Por do të jem i pranishëm përpara, gjatë dhe pas këtyre procedurave”, u shpreh ai.

Sipas Tsipras rezultati nën zgjedhje tregoi se partia se duhet të ndryshojë. Alexis Tsipras fitoi vetëm 48 vende në parlamentin e ri grek. Shumica shkoi për kryeministrin aktual Kyriakos Mitsotakis.

Tsipras ishte kreu i SYRIZA-s që prej vitit 2012. Në vitin 2015 ai u bë kryeministër i Greqisë. Këtë mandat e mbajti deri më 8 Korrik 2019.

You may also like