Hoti potencon se Banka Botërore tha se Kosova u zhvillua e s’u varfërua nga qeveritë e kaluara

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar një deklaratë të Bankës Botërore, ku thotë se Kosova ka përjetuar progres ekonomik gjatë dekadës së fundit.

Hoti tha se kjo i bie që Kosova qenka zhvilluar e jo varfëruar nga qeveritë e kaluar. Sipas tij, mashtrimet ndaj qytetarëve po marrin fund.

“Banka Botërore po thotë se: “Kosova ka përjetuar progres të qëndrueshëm ekonomik gjatë dekadës së fundit, me një rritje prej afro 50 për qind të të ardhurave për kokë banori dhe një ulje prej 35 për qind të shkallës së varfërisë”. Këtë të vërtetë tani po e pranojnë majtistët në pushtet. Pra, pavarësisht sfidave, Kosova qenka zhvilluar nga “regjimet e kaluara” e jo varfëruar, siç bëjnë propagandë mashtruesit”, ka shkruar Hoti në Facebook.

“Mashtrimet e opinionit po marrin fund. E vërteta mbizotëron gjithmonë”, përfundoi ai.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS

You may also like