Hoti kritikon qeverinë për procesin e përzgjedhjes së guvernatorit të BQK-së

by admin
Spread the love

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për përzgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Hoti tha se Lëvizja Vetëvendosje ka tendenca që të kapë gjithçka.

“Nga sot, Kryetari i Bordit të BQK-së merr detyrën e Guvernatorit. Ky marifet nuk është parë në 20 vjet. Këta mashtrues e të paaftë, me tendencë për të kapur gjithçka, gjatë tërë vitit 2022 e kanë bojkotuar zgjedhjen e zëvendësguvernatorit. Ndërkaq, tani e kanë dëmtuar edhe procesin e zgjedhjes së Guvernatorit duke bërë shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes”, ka shkruar Hoti.

“Kjo ka krijuar situatë të jashtëzakonshme, në të cilën vetë Kryetari i Bordit të BQK-së të marrë detyrën e Guvernatorit. Tmerr. Dëm për ekonominë. Mesazh shumë i keq për tregun financiar dhe investitorët e jashtëm e të brendshëm”, tha Hoti.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

 

You may also like