HONG KONG – Parlamenti miraton ligjet e reja të sigurisë kundër krimeve politike

by admin
Spread the love

TIRANË, 19 mars /ATSH/- Pas më shumë se 20 vitesh zvarritjeje dhe anashkalimi, Këshilli Legjislativ i Hong Kongut miratoi sot Urdhëresën e re për Mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare, e cila pritet të ketë një ndikim masiv në shoqëri, sipas “Le Monde”.

Këshilli Legjislativ i Rajonit Special Administrativ të Hong Kongut (LegCo), i cili përbëhet kryesisht nga ligjvënës të emëruar dhe jo të zgjedhur, miratoi sot ligjin, i cili u siguron gjykatave të Hong Kongut një arsenal të ri ligjesh që mbulojnë një numër të madh krimesh politike.

Ligji i ri përmban 181 klauzola dhe parashikon dënime që shtrihen deri në burgim të përjetshëm për pesë kategori krimesh: tradhti, kryengritje, duke përfshirë nxitjen e kryengritjeve dhe akteve rebele, vjedhje të sekreteve shtetërore dhe spiunazh, sabotim që rrezikon sigurinë kombëtare dhe ndërhyrje të jashtme.

Synimi, sipas autoriteteve, ishte të përforcohej Ligji i Sigurisë Kombëtare (NSL) i vendosur nga Pekini në vitin 2020, pas lëvizjes së madhe të protestës antiqeveritare të vitit 2019, e cila tashmë mbulonte katër krime të mëdha politike; shkëputjen, përmbysjen, terrorizmin dhe bashkëpunimin me forcat e huaja.

Projektligji i ri ripërcakton krimin e rebelimit, i cili më parë mbulohej nga ligjet e vjetra të epokës koloniale, dhe rrit dënimin maksimal nga një në shtatë vjet burgim. //a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like