HOLANDË – Qindra protestues kundër fitores së të djathtës ekstreme të Wilders

by admin
Spread the love



AMSTERDAM, 24 nëntor /ATSH-DPA/ – Qindra persona kanë dalë në rrugët anembanë Holandës për të protestuar kundër fitores së populistit të krahut të djathtë, Geert Wilders në zgjedhjet parlamentare.

Organizatat kanë bërë thirrje për një tubim masiv sot në Amsterdam.

Disa qindra persona u mblodhën në sheshin ”Dam” në qendër të Amsterdamit dje në mbrëmje për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj diskriminimit racor dhe islamofobisë.

Prej vitesh Wilders e ka përdorur fenë islame si një objektiv të sulmeve të tij duke bërë thirrje për ndalimin e Kuranit.

Tubimi fillimisht ishte thirrur si një protestë për të drejtat palestineze dhe kundër sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës.

“Në Utrecht, rreth 1 000 persona u mblodhën para bashkisë”, thanë mediet.

Partia e Lirisë së Wilders (PVV) shënoi një fitore befasuese të fortë në zgjedhjet parlamentare të së mërkurës, duke marrë 37 nga 150 vendet në Dhomën e Ulët dhe duke u shfaqur partia më e madhe.

Partia antiislame dhe euroskeptike pritet të marrë drejtimin për formimin e qeverise së re./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: 4 mijë vende të lira në sistemin e arsimit profesional


You may also like