Hojlund: I lumtur që ia mbylla gojën kujt më kritikonte

by admin
Spread the love

Rasmus Hojlund ka pranuar se ai ishte prekur nga kritikat që erdhën me thatësirën e golit të tij në Premier Ligë pasi iu bashkua Mançester Junajtidit. Sulmuesi ka folur gjithashtu për lehtësimin pas mbylljes së gojës së njerëzve dhe beson se disa nga kritikuesit e tij po e sulmonin vetëm nga zilia.

Danezi kaloi 14 ndeshje pa gol në Premier Ligë pasi u bashkua nga Atalanta për 72 milionë paund në merkaton e verës, pavarësisht se shënoi pesë gola në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Ai më pas shënoi në gjashtë paraqitje radhazi në kampionat, duke shënuar shtatë gola në total, përpara se të pësonte një dëmtim muskulor në fund të shkurtit.

“Aty mendova: ‘Më në fund!’ Ishte e mrekullueshme t’i mbyllja gojën njerëzve,” tha ai për “TV2 Sport” përmes “Evening Standard”. “Sigurisht, më shqetësoi pak që njerëzit vazhduan të flisnin për këtë gol të Premier Ligës që nuk po vinte, ndërsa jo shumë njerëz po flisnin për faktin se unë isha golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampioneve në të njëjtën kohë. Ishte edhe më bukur ta ndryshoja atë 0 me shifrën 1. Unë mund ta ndieja mbështetjen që nga dita e parë, por është e qartë se ka shumë që duan t’ju shohin poshtë, sepse keni arritur nivelin që keni arritur dhe ka shumë që mund të kenë zili.

Ka pasur shumë komente pozitive, por ka pasur edhe disa negative që më është dashur t’i zgjidh. Në fillim ishte paksa e vështirë të dalloje njërën nga tjetra. Unë vij nga një brez ku lexohen në mënyrë të çmendur telefonat celularë dhe mediat sociale. E kuptova shpejt se rrallë mund të nxjerrësh ndonjë gjë nga e mira apo nga e keqja, kështu që vendosa shpejt ta harroj atë para ndeshjes”.

Hojlund u bë shpejt një i preferuari i tifozëve me serinë e tij të pandalshme të golave, duke u bërë lojtari më i ri i historisë që ka shënuar në gjashtë ndeshje radhazi në Premier Ligë, pasi shënoi dy gola kundër Lutonit. “Djajtë e kuq” fillimisht thanë se ai do të mungonte për dy deri në tri javë pas dëmtimit të tij kundër Lutonit, por talenti u kthye në ekip për fitoren e tyre 4-3 ndaj Liverpulit të dielën.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

You may also like