Hodaj flet për procesin e kandidaturave për të parin e FFK-së

by admin
Spread the love

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit Gjeneral të Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, ka folur rreth vendimit të këtij institucioni për aprovimin e kandidaturës së Agim Ademit për kryetar dhe për refuzimin e kandidaturës së Gramoz Vokrrit.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka theksuar se FFK-ja e ka një statut në bazë të cilit punohet dhe veprohet, sipas tij, ky është vendosur në vitin 2017dhe se duhet të ndryshohet.

“Në këtë statut ka diskrepanca, ka elemente që do të duhej të përmirësohen, këto duhet të përmirësohen pas zgjedhjeve urgjentisht, nëse kjo do të ishte bërë para zgjedhjeve atëherë menjëherë do të kishin kritika që ai statut po ndryshohet për njerëz të caktuar, në këtë frymë unë kam sugjeruar se ky statut duhet të ndryshohet dhe jo në vit zgjedhor”.

Ai ka shtuar se secila palë që dëshiron të ankohet rreth parregullsive për proceset në FFK, sipas tij, duhet t’i përdorë format juridike.

“FFK si një organizatë joqeveritare që përbëhet nga Kuvendi si organi më i lartë dhe Kuvendi i ka anëtarët e vet, ai është organi më i lartë që vendos për statut dhe gjithçka. Ai e zgjedh kryetarin, Komitetin Ekzekutiv dhe organet tjera, pra vetëm anëtarët e Kuvendit do ta zgjedhin kryetarin. Atë nuk do ta zgjedhin as mediat, as opinioni publik, këtu po mendohet nëse krijohen amulli dhe paqartësi, portalet dhe njerëz dalin në media japin mendime të tilla sikur ky Kuvend është i jashtëligjshëm”.

“Mundesh të ankohesh në media, mundesh të ankohesh në organe kompetente kushdo që ka ankesa mund të shkojë deri në Lozanë. Argumenti është në anën e FFK-së, është në përputhje me statutin e FFK-së, në përputhje me Kuvendin dhe të gjitha detajet në mbarëvajtjen e Kuvendit. Sepse ky statut që është e kërkon një gjë të tillë, ky statut e ka vendosur pragun prej 15 nënshkrimeve. Aty janë 59 delegatë, në 90 përqind të delegatëve nuk ka pasur asgjë problematike, asgjë kontestuese ato kontestuese janë shqyrtuar dhe janë publike të gjitha këto parregullsi do të dalin edhe para prokurorisë”, ka thënë Hodaj, njofton Klankosova.tv.

You may also like