Hill: Shqipëria dhe Serbia duke punuar së bashku, kanë bërë ndryshim historik

by admin
Spread the love

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se një ndryshim historik është bërë midis Shqipërisë dhe Serbisë, të cilat ai ka theksuar se janë duke punuar si kurrë më parë.

Ai ka vazhduar duke treguar se së voni ka qenë në Shqipëria dhe që ka dëgjuar nga zyrtarë të lartë që njëra nga gjërat më të mëdha që I ka ndodhur këtij vendi është hapja e kufijve përmes Ballkanit të Hapur.

“Nuk duam që mosbesimi të jetë faktor që do të parandalojë lehtësimin e tregtisë”, ka thënë ai në Konferencë Rajonale të Lehtësimit të Marrëdhënieve Tregtare, shkruan Kosovo-online, transmeton KlanKosova.tv.

“Këta kufij nuk duhet të ndajnë, por të bashkojnë vende.  Ka përpjekje të panumërta në integrimin rajonal.  Ballkani i Hapur synon t’i ftojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen dhe pavarësisht statusit të tyre, atom und të mund të punojnë bashkë dhe të punojnë për hapjen e kufijve”.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS

You may also like